web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Vllaznia e pandalshme në “Loro Boriçi”, mposht Skënderbeun dhe hedh kandidaturën për titullin

12 Dhjetor 2021, 17:40, Sport CNA

Vllaznia bën detyrën në ?Loro Boriçi? përballë Skënderbeut, fiton 2-0 dhe shkon në kuotën e 23 pikëve, aq sa ka edhe Kukësi (luan me Teutën këtë të hënë). Ardit Hoxhaj dhe Ante Aralica ishin autorët e golave të ekipit shkodran, që përgjithësisht e dominoi lojën përballë Skënderbeut, që duhet vlerësuar për atë që tregoi në fushën e blertë.

Golin e parë kuqeblutë e shënuar e shënuan në minutën e 23-të, ndërsa llogaritë i mbyllën një minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Një humbje që nuk ndryshon pozitat e skuadrës korçare në fundin e tabelës, në kuotë të barabartë pikësh me Egnatian e vendit të parafundit.

Vllaznia ? Skënderbeu 2-0 (Ardit Hoxhaj 23?, Aralica 89?)

89? ? Goooool! Aksion i shpejtë Vllaznisë me protagonistë dy lojtarët e stolit, Çoba dhe Aralica, me futbollistin kroat që devijon në rrjetë pasimin e sulmuesit të ri shkodran.

23? ? Aksion i gjatë i Vllaznisë, me Krujën që tenton në zonë me kokë, aty gjendet Ardit Hoxhaj, që devijon në rrjetë topin, duke nxjerrë jashtë loje mbrojtjen dhe portierin.

 





Lajmet e fundit nga