web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitore spektakolare e Interit, i 'rrëmben' Milanit kryesimin e kampionatit

12 Dhjetor 2021, 21:40, Sport CNA

Interi ka marrë sonte një fitore të thellë në shtëpi ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 17-të në Seria A. Zikaltërit triumfuan me rezultat bindës 4 ? 0.

Ishte Lautaro Martinez që kaloi vendasit në epërsi duke shënuar me kokë pas një harkimi të Çalhanoglut nga këndi (29?).

Argjentinasi kishte rastin e artë për të dyfishuar epërsinë, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë (44?), kështu pjesa e parë mbaroi me rezultatin 1 ? 0.

Në pjesën e dytë, Alexis Sanchez realizoi pas një asisti të Barrellas (50?). Më pas, ishte Çalhanoglu që realizoi një eurogol nga distanca për të trefishuar epërsinë (66?).

Fitoren e vendasve e vulosi sërish Martinez (68?).

Pas kësaj fitore, Inter merr kreun me 40 pikë, pozicion që e mbante Milani deri sot, ndërsa Cagliari ndodhet i parafundit me 10 pikë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga