web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kristal Abazaj në horizont, Tirana bëhet gati për goditjen e madhe në janar

10 Dhjetor 2021, 07:41, Sport CNA

Kristal Abazaj vazhdon të jetë një dëshirë e Tiranës, edhe pse bardheblutë kanë një sulm të kompletuar në janar ata duan të afrojnë lojtarë me peshë, siç bënë me Taulant Seferin janarin e 2020-ës.

Në fakt, Abazaj është dëshirë e kahershme e Halilit që e kërkoi edhe në korrik ta afronte te Tirana, por më pas lojtari u dëmtua dhe gjërat u ngrinë. Tani që situata e dëmtimit është përmirësuar Tirana del në skenë. Si presidenti dhe trajneri Shehi e duan lojtarin, që mes të tjerave është edhe tifoz i Tiranës dhe disa herë është parë në stadium.

Lojtari aktivizohet në kampionatin turk me Istanbulsporin që militon në Ligën e Parë. Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, një afrim i Abazajt do të thoshte që bardheblutë të ishin skuadra bombë në Shqipëri, shkruan “Panorama Sport’.

Në fakt, Abazaj për një kampionat ka qenë te skuadra e shqiptarëve ku janë Rroca dhe Ethemi. Sulmuesi i krahut të majtë dhe të djathtë, me sa kuptohet, mund të ndërrojë ambient dhe duke parë ambiciet e bardhebluve të firmosë për ta. Palët kanë pasur më parë disa bisedime, por ende nuk është konkretizuar asgjë.

Nëse gjërat shkojnë mbarë, mund të kemi firmën e Abazajt me Tiranën dhe 25 herë kampionët do të konsideroheshin të papërmbajtshëm. Gjithsesi, si fillim, Tirana duhet të kalojë pengesën e turqve që edhe për ta dhënë borxh duan para. Pastaj është edhe puna e dëmtimit. Lojtari u dëmtua në gusht në gju dhe më katër shtator u operua me sukses. Ai pritet të kthehet në fushë gjatë shkurtit, por mund të ketë edhe një afrim më të shpejtë. Gjithsesi, është herët për të folur, sepse Abazaj në fillim duhet të riaftësohet dhe më pas të lejohet nga Istanbulspori.





Lajmet e fundit nga