web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e kapitenit Bledar Kasneci/ Peleshi: Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar

7 Dhjetor 2021, 18:57, Aktualitet CNA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci, i cili humbi betejën me Covid 19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar dhe një mik e shok të kudogjendur.

?Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci. Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor. Ngushëllime familjes dhe kolegëve?, shkruan Peleshi./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga