web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhaxhai i saj vrau fotografen gjatë xhirimeve/ Pasi u “sulmua” nga ndjekësit reagon publikisht Hailey Biber

26 Tetor 2021, 08:04, Lifestyle CNA

Një ngjare e rëndë ndodhi gjatë disa xhirimeve në New Mexico me protagonist aktorin e njohur Alec Badwin disa ditë më parë. Ai ka vrarë aksidentalisht fotografen e filmit dhe plagosi regjizorin.

Sipas Guardian, aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz gjatë xhirimeve të filmit më të ri me titull ?Rust?.

Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan me një armë zjarri të cilën aktori e mendoi të padëmshme.

Alec në fakt është edhe xhaxhai i modeles dhe bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey. Kjo e fundit nuk i ka shpëtuar kritikave të mediave online por edhe ndjekësve, ku është sulmuar për atë që ka ndodhur për shkak të lidhjes së saj me aktorin. Pas komenteve të shumta negative ajo ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku shpreh hidhërimin e saj për atë që ka ndodhur.

?I dërgoj të gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Lutjet e mia janë gjithashtu me Joel Souza teksa shërohet. Jam zemerthyer për të gjithë ata që u përfshine në këtë tragjedi.?- është shprehur ajo në postimin e saj në Instastory/CNA.al





Lajmet e fundit nga