web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohen formacionet zyrtare, Laçi në kërkim të fitores së parë

23 Tetor 2021, 10:54, Sport CNA

Kastrioti pret Laçin në sfidën e vlefshme për javën e 6 të Abissnet Superiores, me krutanët që do të kërkojnë vazhdimësinë pas fitores ndaj Skënderbeut dhe kurbinasit që janë ende në kërkim të suksesit të parë sezonal.

Formacionet zyrtare:
Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Karakaçi, Grgiç, Prodani; Mëllugja, Onanuga; Basha, Greca, Çela, Ajazi
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Malota, Ignatoviç, Ziko; Shehu, Lushkja, Deliu; Velija, Mazrekaj, Gouindo

Fakte dhe shifra
? Kastrioti dhe Laçi janë përballur 23 herë të tjera më përpara dhe bilanci flet ndjeshëm në favor të kurbinasve, që numërojnë 11 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje, ndërsa golavarazhi është 31-17 në favor të bardhezinjve.

? Kurbinasit e kanë nisur në mënyrë zhgënjyese sezonin, pasi numërojnë dy barazime e tre humbje në 5 javët e para, që i kanë lënë në vendin e fundit dhe që kulmuan me shkarkimin e trajnerit Vukicevic, ndërsa përkohësisht drejtohen nga Serio Noka.

? Krutanët e nisën gjithashtu dobët sezonin, me vetëm një pikë në katër javët e para, por fitorja ndaj Skënderbeut riktheu entuziazmin dhe largoi skuadrën nga fundi i renditjes.





Lajmet e fundit nga