web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Levandovski flet për sfidën me kuqezinjtë: Shqipëria ka shumë lojtarë të njohur në Europë

5 Tetor 2021, 13:06, Sport CNA

Polonia do të luajë dy takime në tetor, por e gjithë vëmendja për djemtë e Sousës është kundër Shqipërisë. Polakët do të zhvillojnë fillimisht përballjen ndaj San Marinos, e cila duket të jetë e fituar që në letër. Më pas do të vijë transfertë në ?Air Albania?, atje ku pritet të jetë si një finale e vërtetë për vendin e dytë.

Kështu i pranishëm në konferencën për shtyp, Levandovski ka folur pikërisht për këtë ndeshje ndaj Shqipërisë, duke shmangur San Marinon. ?Duke parë ndeshjen tonë të parë, shqiptarët luajtën shumë mirë me topin, i lejuam shumë territor. Duhet të jesh gjithmonë i fokusuar dhe të shohim gabimet që bëmë nga ndeshja e parë me ta. Ka shumë lojtarë të Shqipërisë që janë të njohur në Europë dhe duhet t?i respektojmë.

Nëse dëshirojmë të arrijmë në Play Off, duhet të fitojmë me patejtër me Shqipërinë. Duhet që gjërat të varen nga ne, që të kemi vetë fatin tonë në dorë dhe të mos shohim rezultatet që do të arrijnë rivalët e tjerë?, tha Levandovski.





Lajmet e fundit nga