web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje dhe tensione me policinë në Laknas/ Banorët protestojnë për shkatërrimin e zonës pyjore

1 Tetor 2021, 10:12, Aktualitet CNA

Banorët e Laknasit, në Bashkinë e Kamzës, kanë dalë sot në një protestë, ku dhe janë përplasur me policinë.

Shkak për përplasjen është bërë një pyll në Laknas, për të cilën punonjësit e policisë po shoqërojnë një firmë ndërtimi e cila kishte shkuar aty me fadroma për të prerë pemët.

Në këtë zonë para dy vitesh ishte parashikuar të ndërtohej një fermë-restorant dhe thertore derrash.

Banorët pretendojnë se leja e ndërtimit ka skaduar, ndërkohë që firma nga ana e saj ngre pretendimit se aty nuk ishte kryer asnjë ndërtim pasi pritej të merrej edhe leja mjedisore.

Por sipas dokumentacionit që firma disponon, edhe leja mjedisore kishte skaduar prej shkurtit të këtij viti.





Lajmet e fundit nga