Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në vigjilje të sfidës derbi ndaj Dinamos, e cila i mungonte futbollit shqiptar prej 8 vitesh midis të dyja skuadrave, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili analizon këtë ndeshje ndaj ish-ekipit të tij, e cila është e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore dhe do të zhvillohet nesër në orën 19:45 në stadiumin ?Elbasan Arena?:
Derbi, Dinamo ? Partizani ? ?I rikthehem historisë. Kam dëgjuar e parë shumë këtë javë. Është një gjë e rrallë, pasi ndeshja e fundit finale u fitua me lojtarë dhe ka ngelur në historinë e futbollit shqiptar. Tani jam në krahun tjetër dhe do duhet të luftoj kundër ish-skuadrës time. Ky është profesioni ynë. Është një ndeshje e vështirë, edhe pse është rikthyer në Superiore pas disa kohësh. Ndeshje derbi nuk parashikohen, por janë ndeshje për t?u fituar. Futemi në fushë nesër për të fituar?.
Ndeshja ndaj Dinamos ? ?Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan në grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne?.
Vllaznia ? ?Në shumë studio kam dëgjuar që Vllaznia ishte inekzistente. Kundrejt kujt? Sigurisht kundrejt Partizanit. Ishte loja jonë që bëri të mundur që Vllaznia, një nga ekipet më të mira, një nga pretendentët për titull, ishte inekzistente prej presingut të lojtarëve tanë. Kështu që mendoj se në këto tre javë kemi bërë faje individuale, që janë prezentë në lojë. Mund të ndodhte edhe me Vllazninë?.
Presioni i rezultateve ? ?Kjo tregon se jemi akoma në presionin e marrjes së rezultatit, pasi edhe lojtarët janë njerëz me ndjenja, edhe gabojnë. Nëse nuk do kishim këto lloj fajesh, do kishim 3-4 pikë më shumë dhe do ishim në vend të parë a të dytë. Ajo që na jep garanci është loja që kemi bërë ndaj vendeve të para të sezonit të shkuar. Në pjesën më të mirë të ndeshjeve kemi dominuar?.
Gjendja e skuadrës dhe formacioni ? ?Damçevski ka një javë që mungon për shkak të një infeksioni. Nuk është gati, pasi ka vetëm 2-3 ditë. Për të tjerët nuk them dot kush luan në formacion. Kemi edhe një seancë stërvitore. Gjërat te Partizani nuk bëhen rastësisht, as nga dëshpërimi. Pashë që thuhej se skema ishte ndryshuar nga dëshpërimi. Lojtarët e treguan më së miri. E kemi përgatitur ndeshjen, nuk jemi nga ato stafe që e vendosim formacionin ditën e lojës. Nëse ndryshohet skema, u thuhet, lojtarët e dinë ku do të luajnë, ndryshe nuk u kërkojmë dot llogari për situata të ndryshme?.
Derbi me Dinamon ? ?Ne përjetojmë ndeshjet me të njëjtat emocione. Marrëveshja jonë është për objektiva maksimale. Derbi ka një dozë të shtuar emocionale. Tentohet gjithmonë fitorja e derbit, por janë të tria rezultatet. Tentojmë të përdorim disa module, duke u përshtatur me lojtarët që kemi dhe mungesat që në këtë periudhë që po kalojmë janë të shumta. Nuk është skema ajo që sjell rezultat, por manovra që duhet të jetë e automatizuar. Duhet të jemi fleksibël për çdo situatë?.
Barazimet e shumta ? ?Kjo tregon që diferencat nuk janë të mëdha. Dinamo e Egnatia kanë investuar në merkato, kanë marrë lojtarë të mirë. Kjo rrit rivalitetin, e tregoi java e shkuar me 5 barazime. Nuk ka diferenca të mëdha, edhe në klasifikim ekipet janë të ngjeshura. Ne nuk kemi marrë pikët që donim, por jemi tre pikë larg ekipeve të tjera. Do jetë pak a shumë si kampionati i vjetshëm. Rivaliteti do jetë i madh, mes 6-7 ekipesh?.
Përgjegjësia ? ?Presidenti po bën investim gjigant dhe nuk na ka munguar gjë. Për rezultatet teknike përgjigjet stafi teknik, jo presidenti. Përgjegjësia për lojën dhe rezultatet merret nga ne. Ai ka thënë që është i kënaqur nga loja.?, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.
Fusha e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës do të bëhet nga e ...
Pas polemikave për ndeshjen AC Milan-Atletico te perfunduar ...
Mbrojtësi i Partizanit, Aleksandër Damçevski, ka probleme ...
Ronald Kuman tashmë i ka minutat e numëruara në pankinën e B...
Një lajm i mirë vjen për Skënderbeun sa i përket dënimit në ...
Sot do të luhen 16 ndeshjet e fazës së grupeve të Europa Lig...
Alban Xhaferi ka folur në emisionin “Skaner” që transmetohet...
Barcelona është duke e vuajtur së tepërmi largimin e Lionel ...
Juventus ka tjetër fytyrë në Champions League dhe ky tashmë ...
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Champio...
Sebastian Haller për rekord. Sulmuesi i Ajaxit bëhet lojtari...
Ish-lojtari i Skënderbeut dhe Kukësit, Donjet Shkodra është ...
Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares Shpresa, Armando Dobra ka kr...
Ditën e sotme u luajtën katër ndeshje në Kategorinë Superior...
Situata ekonomike e Barcelonës ka bërë që të ulet ndjeshëm k...
Ardian Ismajli nuk ka qenë i pranishëm në sfidën e fundit që...
Enea Jorgji ka mbyllur arbitrimin në ndeshjen që iu caktua n...
Në ndeshjen e djeshme që PSG fitoi në shifrat 2-0 ndaj Manch...
Florian Marku do të fitonte ndaj Maxim Prodan për t’i shkakt...
Mbrojtësi i Atalantës është i vetmi futbollist i Kombëtares ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...