web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Çekiçi i papërmbajtshëm, realizon dopietë ndaj Trabzonit

23 Shtator 2021, 15:26, Sport CNA

Endri Çekiçi kthehet të tundë rrjetën në kampionatin turk dhe e bën me një gol spektakolar. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion me fanellën e Koniaspor, në ndeshjen e kësaj skuadre kundër Trabzonsporit.

Në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi nga e djathta, Çekiçi u koordinua mjeshtërisht dhe me një gjysmë?roveshatë dërgoi sferën në rrjetë. Një gjuajtje e shkëlqyer e cila për fat nuk u devijua nga Çikalleshi para tij dhe përfundoi në rrjetë, për t?i dhënë barazimin e përkohshëm 1-1 ekipit të Koniaspor, i cili në këtë edicion ka synime për të luftuar për një vend në Kupat e Europës.

Vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, erdhi edhe goli i dytë personal i Çekiçit i cili përmbysi kështu rezultatin e sfidës. Këtë radhë ishte një kontroll perfekt i topit dhe një driblim për të hyrë në zonë dhe për të dërguar sferën në rrjetë.

 





Lajmet e fundit nga