web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Në gatishmëri për t'u ofruar ndihmë"/ Manastirliu i shpreh ngushëllimet homologut të saj në Maqedoninë e Veriut

9 Shtator 2021, 08:15, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë bisedës telefonike me homolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës.

Ministrja Manastirliu e siguroi homologun e saj për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë.

?Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë?, shkruan Ministrja Manastirliu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga