web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Tropojë/ Dalin në dritë detaje nga konflikti: Viktima i shkoi në banesë dhe i dhunoi nënën

5 Shtator 2021, 09:02, Kronika CNA

Dalin në dritë detaje të reja rreth ngjarjes tronditëse në fshatin Çerem të Tropojës, ku Altin Ismajlisufi, ka vrarë me armë zjarrit bashkëfshatarin e tij Isat Goçin.

Sipas Ballkan Web viktima ka shkuar në banesën e tij ku fillimisht është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.

Pasi ka parë nënë e tij të shtrirë në tokë autori i ka kërkuar viktimës të largohet por ky i fundit nuk e ka dëgjuar duke krijuar konflikt.

Në debat e sipër autori ka nxjerrë psitoletën dhe e ka qëlluar Goçin në këmbë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se autori është vetëdorëzuar ndërsa policia ka sekuestruar armën e krimit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga