web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen 35 klandestinë të strehuar në një tunel në Korçë/ Mes emigrantëve dhe fëmijë 3 muajsh

5 Shtator 2021, 20:42, Kronika CNA

Rreth 35 emigrantë të paligjshëm janë kapur nga policia mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Mborje të Korçës.

Mësohet se mes tyre ka gra dhe fëmijë, ku më i vogli është një foshnjë 3 muajshe.

Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar që prej kufirit te gjelbër, foshnja u dërgua për kontroll në spital.

Mësohet se klandestinët ishin ?strehuar? në një tunel, ndërkohë që vijojnë veprimet nga ana e policisë për deklarimet e emigrantëve.

Kujtojmë se pak orë më parë u gjet një furgon i mbushur me emigrantë të paligjshëm. Shoferi, kishte braktisur mjetin në rrugë dhe është larguar, ndërsa policia i është vënë në ndjekje./CNA.al





Lajmet e fundit nga