web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kritikoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008/ Olli nuk kursehet ndaj Bashës: Zot na ruaj se me atë mendje që ke ti…

30 Gusht 2021, 19:31, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008.

Basha tha gjatë fjalës së tij se ndryshimet kushtetuese te? 2008-e?s nuk i pe?rshtaten me? nevoje?s ule?rite?se te? shoqe?rise? shqiptare pe?r me? shume? demokraci, duke sulmuar kështu në mënyrë indirekte ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me tone të forta kritke, Olli ngre disa pyetje për Bashën, ku mes të tjerave pyet dhe se pse nuk e ndryshoi qershorin e kaluar, por tashmë që e ka marrë ferra uratën.

Olli shton se më atë mendja që ka Basha e ridimension të keqen deri në perfeksion, ndaj është më mirë që ta lë Kushtetutën ashtu si është.

?Jo mor jo, më në fund artisti e kuptoi që paska “nevojë ulëritëse për të zhbërë Kushtetutën e 2008″…. Edhe pse fraza është totalisht e kopjuar, por plagjiatura është nder e lavdi ndër mes tonë, pyetja shtrohet: Pse nuk e ndryshove në qershorin e vitit të kaluar???? Edhe proverbi: Më mirë vonë se kurrë, nuk ka vlerë në një rast si ky! Dhe kjo për tre arsye artist: E para se tashmë ka marrë ferra uratën!

E dyta se nëse kërkon ndryshime, Zot na ruaj të se çfarë ke në mendje, se ndryshe nuk do ishe në stadin qesharak të konstatimit, por të propozimeve konkrete në linjat kryesore se në Këshill Kombëtar ishe! Apo ç’ e do, i mbyll andej nga kryesia vogël këto halle e shumë të tjera…. Dhe e treta, nëse parim për ndryshimet Kushtetuese do të jetë formati që përdore për statutin e shtëpisë tënde politike, më mirë leje siç është Kushtetutën se populli thotë e keqja nuk ka fund dhe me këtë mendje që ke ti e ridimension të keqen deri në perfeksion….?/CNA.al





Lajmet e fundit nga