web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cili ekip i Serisë A i ngjan Italisë së Europianit, Mançini nuk ka dyshime: Milani....

23 Gusht 2021, 14:09, Sport CNA

Mancini arriti që ta shpallte Italinë si kampione të Europës duke fituar finalen e madhe ndaj Anglisë. Por kush i ngjan më tepër ?axurrëve? nga ekipet në Serinë A? Përgjigja është shumë e thjeshtë për trajnerin: ?Milan dhe Atalanta?.

Arsyeja? Pikësëpari vlen të theksohet se flitet për dy ekipet e vetme në Serinë A që nuk e kanë ndërruar trajnerin e tyre. Ndërsa gjithashtu Mancini shton se i ngjasojnë Italisë pasi nuk kanë vlera individuale, por frymë grupi që rrit edhe lojtarët.

?Milani dhe Atalanta janë dy ekipet që i ngjajnë më shumë Italisë. Ata ngrenë shfaqjet e tyre falë lojës që bëjnë me frymën e grupit. Nuk është rastësi që janë dy ekipet e e vetme që kanë konfirmuar trajnerët nga 7 ekipet e mëdha. Pioli dhe Gasperini kanë të njëjtat karakteristika për vetë mënyrën sesi zgjedhin që të luajnë?, ka thënë Mancini.





Lajmet e fundit nga