web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra shqetësuese në Kosovë/ Mbi 2 mijë të infektuar me Covid-19, tetë persona humbin jetën

21 Gusht 2021, 17:06, Kosova & Bota CNA

Autoritet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,279 raste pozitive me Covid-19 dhe tetë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 21 gusht janë shëruar 325 pacientë nga COVID-19, dhe janë 18,287 raste aktive.

?Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.Në total numri i rasteve aktive është 18.287?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga