web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Durrës/ Mbytet duke u larë në det 23 vjeçari

17 Gusht 2021, 18:10, Kronika CNA

Një tjetër viktimë është shënuar pasditen e sotme në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, një 23 vjeçar është mbytur duke u larë në det  te Gjiri i Lalëzit.

Më herët një 76 vjeçar u mbyt tek Sektori Rinia.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga