web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e rasteve me Covid-19/ Epidemiologu qetëson qytetarët

26 Korrik 2021, 07:42, Lifestyle CNA

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin ?Abc-ja e mëngjesit?, ku u shpreh se çelësi i sëmundjeve infektive janë vaksinat.

Alimehmeti theksoi se dhe pse me shfaqjen e varianteve të reja ka rënë efektiviteti i vaksinave, ata mbrojnë nga format e rënda.

Duke marrë parasysh motin, vaksinimin dhe numrin e personave që e kanë kaluar virusin, mjeku tha se do të ketë rritje të rasteve por rreziku për të manifestuar shenja të rënda është shumë i ulët. ?Duhet se kurba e rasteve të reja ka filluar të ndahet nga kurba e rasteve të rënda. Duhet ta shohim Covidin siç sillemi me gripin. Nëse jemi qetë tek rastet e rënda, atëherë nuk ka më logjikë të vazhdojmë me rastet ditore.?, tha mjeku.

Përsa i përket vaksinimit të fëmijëve, Alimehmeti theksoi se nuk është i nevojshëm duke patur parasysh nivelin e transmetueshmërisë së virusit dhe forma që kalojnë. ?Fëmijët nuk kanë qenë kurrë motori i transmetueshmërisë. 2-8 përqind në një ambient familjar virusi ka qenë futur nga fëmijët. Klinika për vetë fëmijën është shumë e butë, aq e qetë.

Janë pesëfish rastet asimptomatike në krahasim me të rriturit dhe mbijetueshmëria e moshës poshtë 18-vjeç është 89 përqind. Të gjitha vaksinat e kanë kaluar fazën eksperimentale dhe kanë autorizim emergjence. Një nga elementet kyçe pse nuk kanë aprovim të plotë është se nuk është studiuar në kohë siguria e tyre. Kur ia ofrojmë një 14 vjeçari diferenca është shumë e madhe. Nëse fëmijët nuk janë transmetues, atëherë cila është arsyeja për t?u bërë këto vaksina.?, tha ai.





Lajmet e fundit nga