web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detajet e reja të plagosjes në Vlorë/ Si nisi sherri mes të rinjve

11 Korrik 2021, 20:35, Kronika CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në Llakatund të Vlorës, aty ku dy të rinj janë konfliktuar fizikisht për motive banale.

Dyshohet se shkak për sherrin është bërë një konflikt i mëhershëm familjar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizkisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga