web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau fqinjin dhe i mori peng fëmijën, policia qëllon për vdekje futbollistin 24-vjeçar

4 Korrik 2021, 10:59, Sport CNA

Futbollisti Odicgukumma Kelvin Igweani është qëlluar për vdekje nga policia britanike, në Milton Keynes. 24-vjeçari ndodhej në shtëpi, aty ku më herët ishte konfliktuar me fqinjin e tij, të cilin më pas e kishte vrarë dhe e kishte lënë të vdekur në shtëpinë e tij.

Fqinji i kishte në shtëpi lojtarit, pasi kishte dëgjuar të qarat e një fëmije, i cili ishte marrë peng nga Igweani. Pasi ishte njoftuar për këtë, policia shkoi në shtëpinë 24-vjeçarit, aty ku gjeti të vrarë fqinjin e identifikuar si Richard James Woodcock. Ky i fundit kishte shkuar të ndihmonte fëmijën e marrë peng, por pasi u konfliktua me Igweani, u vra nga ky i fundit.

Policia pasi hasi rezistencën e pengmarrësit, vendosi ta qëllojë atë, duke e lënë të vdekur raportojnë mediat britanike.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, nigeriani kishte luajtur në ligat e ulëta, me Anker Wismar dhe Westfalia në Gjermani, si dhe Onley Town dhe Dunstable në Angli.





Lajmet e fundit nga