web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha paralajmëroi arrestimet e bujshme/ “Kur vjen një ngarkesë e madhe bosi shkon tek kamioni”

2 Korrik 2021, 12:28, Kronika CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha pati paralajmëruar arrestime të bujshme, më shumë se një muaj më parë.

Në kohën që u sekuestrua drogë në Lipjan të Kosovës, Hoxha u shpreh për arrestime.

Lënda narkotike e cila u kap në Lipjan të Kosovës ishte fillimisht  në portin e Durrësit ku kishte mbërritur me datë 5 Maj.

Për 10 ditë droga ka qëndruar në Portin e Durrës dhe më pas është dërguar për në Kosovë.

?Policia monitoroi të gjitha lëvizjet se ku do të shkonte ngarkesa te qendra e kompanisë në Kavajë, apo filiali në Lipjan. Por monitorim nuk ka bërë vetëm policia, por edhe vetë transportuesit nëse janë zbuluar dhe kur kanë krijuar bindjen se cdo gjë është ?OK?, të e transportuan drejt Kosovës dhe  më pas shkuan për ta nxjerrë nga magazina në Lipjan, teksa agjentët i kapën me ?presh në duar?, deklaronte më herët Hoxha, në emisionin ?LOG?

Po në të njëjtin emision gazetari Hoxha paralajmëroi arrestime në Shqipëri për dosjen.

?Sigurisht që priten arrestime. Mos mendoni se kur vjen një ngarkesë e madhe, bosi do të shkojë te kamioni, ai e ndjek nga larg, pasi në të kundërt do të kapej. Në rastin konkret u goditën personat që shkuan të merrnin produktin?, u shpreh ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga