web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The Economist artikull Piramidës së Tiranës/ Yuri Kim: Simboli i së kaluarës së errët po kthehet në partneritet

15 Qershor 2021, 17:52, Aktualitet CNA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar sot një artikull që prestigjozia “The Economist” ka shkruar për Piramidën e Tiranës, e cila është në proces rikonstruktimi.

Kim e cilësoi Piramidën e Tiranës si simbol të së kaluarës së errët. Në një status në rrjetet sociale, diplomatja amerikane deklaron se kjo ndërtesë po kthehet në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, duke krijuar një të ardhme të re të vendit.

?Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet ? në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritura të formojë një të ardhme të re?, shkruan Yuri Kim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga