web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lehtësimi i masave anti Covid/ Nga nesër zgjatet ora policore, këto janë rregullat e reja

31 Maj 2021, 15:47, Sociale CNA

Nga nesër vendi jonë do të përballet me lehtësim të masave anti covid. Një gjë të tillë e bëri të ditur Komitetit Teknik i Ekspertëve, të cilët duke iu referuar uljes së rasteve të infektimeve dhe viktimave, vendosën që të lehtësojnë masat.

Duke filluar nga nesër nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të hapura, ndërkohë në ambiente të mbyllura do të mbahet.

Orari i lëvizjes është shtyrë me një orë, duke vijuar nga ora 06:00 deri në orën 23:00.

Klubet e nates, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershori

-grumbullimet në ambjentet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP./CNA.al





Lajmet e fundit nga