web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Historia shokuese/ Gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në ish-shkollën e aborigjenëve

29 Maj 2021, 10:33, Kosova & Bota CNA

Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar popullsinë autoktone, është zbuluar së fundi në Kanada.

Mediat shkruajnë se fëmijët ishin studentë në Shkollën Rezidenciale Kamloops Indian në British Columbia, e cila u mbyll në 1978 dhe ata u gjendën në sajë të një radari që depërton në tokë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tregoi zemërthyer të premten zbulimin duke theksuar se disa prej tyre ishin edhe 3-vjeçar, në ish-shkollën e aborigjenëve.

Kryeministri Trudeau deklaroi se ky lajm është ?një kujtim i dhimbshëm i atij kapitulli të errët dhe të turpshëm të historisë së Kanadasë?.

Sistemi shkollor i Kanadasë, i cili ndau me forcë fëmijët aborigjen nga familjet e tyre, përbënte ?gjenocid kulturor?, një hetim gjashtë-vjeçar mbi sistemin tashmë të shkatërruar.

Në të gjenden të dokumentuara abuzimet e tmerrshme fizike që ata përjetonin, përdhunimin, kequshqyerjen dhe mizoritë e tjera.

Më shumë se 4100 fëmijë humbën jetën ndërsa ndiqnin shkollën dhe eshtrat e  215 fëmijëve të varrosur në tokat e asaj që dikur ishte shkolla më e madhe e banimit në Kanada besohet se nuk janë të përfshirë në këtë listë.

Në vitin 2008, qeveria Kanadeze kërkoi falje zyrtarisht për sistemin dhe shefi rajonal i Asamblesë Britanike të Kolumbisë, Terry Teegee e cilësoi zbulimin e vendeve të tilla një ?punë urgjente?.





Lajmet e fundit nga