web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria i ka kryer detyrat, unioni të respektojë vendimin”/ Rama në konferencë me ministrin gjerman

27 Maj 2021, 16:49, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth i cili ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore.

Në konferencën e përbashkët po diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në deklaratën e tij Rama tha se Shqipëria i ka dyert e hapura për integrimin dhe se i ka kryer të gjitha detyrat.

?Mbajta e konferencës ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Europian.

Shqipëria i ka dyert e hapura për integrimin dhe i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i korrnizës negociuese, bazuar në miratimin e marrë, dhe  mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare është thjesht dhe vetëm çëështje e brendshem e KE, në një moment ku duket seka  një prirje pozitive më shumë se çdo herë tjetër.

Unë nuk mund veçse të përsërisja të njëjtën dhe që them e bindje dhe fakte se ne duhet të hapim mëenjëherë procesin dhe BE të zbatojë vendimin që ka marrë?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga