web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëzimi i teleferikut në Itali/ Humb jetën një tjetër fëmijë

23 Maj 2021, 18:25, Kosova & Bota CNA

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Itali, ku një kabinë teleferiku është rrëzuar ka humbur jetën një tjetër fëmijë i cili ishte 9 vjeç. Duke e çuar kështu numrin në total të personave që kanë ndërruar jetë në 14.

Aksidenti ndodhi në një linjë teleferiku që lidh Liqenin Maggiore me një mal. Një nga kabinat e teleferikut u shkëput dhe u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e shumicës së fëmijëve që ndodheshin brenda.

Mësohet se brenda kabinës së teleferikut ndodheshin gjithsej 15 fëmijë. Tashmë vetëm një nga personat që ndodheshin në teleferik është gjallë. Bëhet fjalë për një 5 vjeçar, gjendja e të cilit është e rëndë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga