web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshues për lidhjen me Sarën/ Atdheu i përgjigjet Arjan Konomit

14 Maj 2021, 11:15, Lifestyle CNA

Sara dhe Atdheu vendosën që të largoheshin çift nga Përputhen. Një prej atyre që nuk besoi në lidhjen e tyre ishte opinionisti Arjan Konomi.

Ai e cilësoi si një lojë të Atdheut dhe se po tallej me të gjitha vajzat aty. Madje në emision tha se nuk e besonte se lidhja e Atdheut dhe Sarës do të zgjaste as tre javë.

Pas kësaj Atdheu ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet  me Sarën dhe krahas i kujton Arianit se kanë mbetur edhe dy javë kohë nga deklarata që bëri në Përputhen kundër tyre./ CNA.al





Lajmet e fundit nga