web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimet zgjedhore/ Këlliçi: Kam denoncuar vjedhjen e votave, asnjë reagim nga organet kompetente

10 Maj 2021, 20:15, Politikë CNA

Kreu i FRPD Belind Këlliçi  ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij fenomeni i vjedhjes së votave ishte mjaft i dukshëm.

Këlliçi shprehet se ka denoncuar një rast ku sipas tij, kryetari i komunës Vaqarr ka dërguar punonjës së bashkisë për të shpërndarë ushqime dhe para në këmbim të votës.

Në një intervistë për McnTv ai thekson se edhe pse ka bërë këto denoncime organet kompetente nuk kanë bërë asnjë veprim.

?Në datë 21 prill vihem në kontakt me djemtë që monitoronin në terren dhe më thonë se një makinë Skoda e bashkisë Vaqar po shpërndan lekë dhe ushqime dhe unë shkoj i kap në flagrancë. Ata lejnë makinën dhe ikin. E çuam makinën në komisariat. Në makinë e kemi kapur me pamje që kishin zarfe të mbyllura. Thanë se po i shpërndanin për iftar. Kjo është gënjeshtra më e madhe. Ai zotëri e manipuloi provën, në prezencë të shefit të krimit. Unë e kap në flagrance çoj në komisariat ç’të bëj unë më shumë. Kam denoncuar edhe kryetarin e komunës Vaqarr për krime zgjedhore. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë. ?, u shpreh Këlliçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga