web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arben Skënderi: Pa Lulzim Bashën Edi Rama nuk do të kishte fituar mandatin e tretë

5 Maj 2021, 17:20, Politikë CNA

Ish-kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi ka folur për procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në fax news, ai theksoi se këto zgjedhje vetëm të ndershme dhe të lira nuk ishin, ndërsa komentoi dhe ftesën e Ramës për bashkëpunim me opozitën.

?Bashkëpunim me opozitën? Rama luan me simbolikën, me imagjinarën, i tregon përralla njerëzve. Ai ka bërë një diversion atje për ta goditur akoma më tepër opozitën, aq më tepër që tani ka një kryetar që nuk do ta lëshojë karrigen e vet.

Kur në 8 vjet nuk ke arritur dot të krijosh një klimë me frymë por vetëm me qarje halli, të gjitha palët do korrin atë që kanë mbjellë. Nuk mund të thuash unë s?do njoh zgjedhjet dhe të thuash unë do vazhdoj të mbledh provat. Nëse për katër ditë nuk dorëzon provat në KQZ, atëherë iku kjo punë.

Kjo bëhet thjesht për të qetësuar njerëzit. Janë për konsum politik të momentit. Këtu hyn në lojë edhe Edi Rama që bën atë shtrirjen e dorës.

Pa Lulzim Bashën Edi Rama nuk do të kishte fituar mandatin e tretë në gjykimin tim. Një gjë është e sigurtë, nuk e ndihmon opozitën kjo gjë të ngrejë kokën.

Basha do të mbajë karrigen e vet. E ka zbrasur partinë. Përça e sundo. Populli opozitar mendon se ai duhet të ishte lokomotiva e bashkimit dhe jo hemorragjisë. Nuk bëhet duke përçarë por duke bashkuar të gjithë vlerat e të djathtës shqiptare“, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga