web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Basha nuk ngjall më besim te shqiptarët”/ Lisandër Hoxha: Rreziku i copëzimit të PD është real!

3 Maj 2021, 18:21, Politikë CNA

Pasi dështoi për të disatën herë dhe e çoi PD në greminë, demokratët janë ngritur në protesta duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Sipas ish-nënkryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, mbetja në opozitë për 12 vite e ka ekspozuar opozitën në një krizë të thellë shumëplanëshe.

Në një prononcim ekskluzim për CNA.al, ai tha se besimi në elektoratin e djathtë, pas humbjes, ka rënë ndjeshëm dhe se projekti i Bashës për të mbajtur PD pas humbjeve dëshpëruese dhe turpëruese, nuk ngjall më asnjë shpresë dhe besim tek shqiptarët.

?Demokratët mbetën 12 vite në opozitë dhe kjo ka ekspozuar një krizë të thellë shumëplanëshe në Partinë Demkratike. Shumë emra të spikatur kanë dalë publikisht dhe shumë më shumë të tjerë i janë bashkuar privatisht thirrjes “Basha jep dorëheqjen”.

Kjo sepse ne po rrezikojmë tkurrjen, e cila pashmangshmerisht do të na nxjerrë nga maja e politikbërjes në vend. Besimi në elektoratin e djathtë, pas humbjes, ka rënë ndjeshëm duke e lidhur PD me strategjinë e Bashës. E kundërta po ndodh nga krahu tjeter. Po tentojnë mediatikisht të shesin fatin e PD-së të lidhur me fatin e Lulzim Bashës.

Kudo në rrjete sociale dhe në media ka plasur një debat shterpë që i lidh këto të dyja sikur të ishin simbioza kimike dhe jo një mandat të përkohshëm menaxherial. Projekti i Bashës, për të mbajtur PD pas humbjeve dëshpëruese dhe turpëruese, nuk ngjall më asnjë shpresë dhe besim tek shqiptarët.

Ne nuk jemi më forca morale dhe fituese nëse nuk rigjallërojmë partinë tonë. E djathta nuk mobilizon dot me vota nëse nuk ndryshon strategjinë e saj politike. Unë e shoh zgjidhjen tek bashkimi i së djathtës jo mbi emra, por parime dhe rregulla të qarta bashkëjetese në parti. Nëse këto gjëra nuk ndodhin shpejt, rreziku i copëzimit të PD është real.

Thirrjeve sektariste përçarëse, të cilave u fryn partia mbi liderin e mundur, u dola përballë duke u ofruar një plan me 5 pika, përmes së cilit pretendova të shëroj këtë parti të sëmurë.

Thirrjeve të mija për dialog dhe për hapjen e debatit politik, i cili do të vendoste themelet e ringritjes u përgjigjën me mbyllje dyersh, me strukje në seli sikur të ishte kulla e ngujimit dhe jo shtëpia e lirisë.

Ne kështu nuk kemi të ardhme politike. Po e kthejmë PD nga një forcë lirie dhe besimi në një sekt që lidhet me interesin direkt dhe jo me atë kombëtar. Ky projekt nuk ngjit askund dhe nuk prodhon fitore.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga