web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tabaku akuza të forta/ "Grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit"

29 Prill 2021, 18:55, Politikë CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka marrë pjesë në një takim online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA.

Demokratja falenderoi ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për rolin që ka pasur në zgjehdjet parlamentare.

Tabaku ngriti akuzat se në Elbasan u vu re përdorimi i krimit të organizuar për të intimiduar numëruesit e votës.

“Unë dua të falenderoj personalisht ambasadoren amerikane e cila shkoi personalisht në qendrat e numërimit për të bërë të mundur që numërimi të vazhdonte dhe që numëruesit të ishin të lirë nga presioni kriminal ashtu siç ndodhi në Elbasan”, u shpreh ajo.

Më tej, përfaqësuesja e PD listoi disa nga ato që ajo t quan shkelje të rënda të konstatuara para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Ndryshime të njëanshme u bënë që favorizuan qeverinë të cilat nuk i mundësuan opozitës që të garonte e vetme. Qeveria gjatë dy viteve të fundit punoi vetëm që të fitonte zgjedhjet dhe nuk punoi për te ardhmen europiane të vendit por investoi gjithçka vetëm për të fituar zgjedhjet.  Mashtrimi elektoral u bë nga qeveria gjatë 18 muajve të fundit. Siç thotë raporti i ODIHR, blerja e votës ishte e pranishme gjatë zgjedhjeve të fundit. Me dhjetëra denoncime janë bërë në Prokurorinë e Posaçme për blerjen e votave.

Në disa zona të vendit grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit. Po kështu qeveria përdori edhe të dhënat private te qytetarëve në fuksion të zgjedhjeve. Duke patur qeverinë kundër e cila, siç thotë raporti i ODIHR, përdori çdo burim shtetëror dhe administratën publike ne këto zgjedhje, heqja e emrave te kandidateve nga fletët e votimit, kur të gjithë ramë dakord për këtë, gjë që çoi në numrin më të lartë të fletëve të pavlefshme, plot 85 mijë të tilla. Ajo që do të bëjmë është ndjekja ligjore e të gjitha denoncimeve për krime zgjedhore“, deklaroi Tabaku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga