web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimet zgjedhore/ Rama: Janë subjekt i SPAK, burg kujtdo që ka shitur votën

29 Prill 2021, 19:40, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se PS ka blerë votat.

Në një intervistë për ?Opinion? Rama u shpreh se krimet zgjedhore janë subjekt i SPAK dhe sipas tij i takon këtij organi që të marrë masa administrative ndaj kujtdo që ka shitur apo ka blerë votën.

Shefi i qeverisë tha më tej se qytetarët kanë votuar për të mirën e vendin dhe nuk i kanë besuar çelësat e Kryeministrisë opozitës.

?Të thuash që PS fiton se vjedh vota do të thotë t?i biesh mënyrës më të lehtë dhe më banale të mundshme.

Unë e kuptoj që jeni në pozsittë të vështirë se fitorja ka qenë e thellë, por ka një gjë. Të gjitha këto që qarkullojnë janë nën hetim në SPAK dhe çdo kush do shkoj burg bashkë me shokët.

Unë nuk po vë në diskutim asnjë nga këto video, por këto janë subjekt i SPAK. Rezultati është i plotë, që tregon që populli ka marrë venbdimin për një opozitë të pavotueshme për ti dhënë çelësat dhe me një PS që i kanë besuar qeverisjen e vendit?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga