web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton trajnerin e ri, tekniku i Kombëtares merr drejtimin e shkodranëve

27 Prill 2021, 10:19, Sport CNA

Afrim Bilali është trajneri i ri i Vllaznisë, në basketboll për meshkuj. Ka qenë vetë klubi shkodran, që nëpërmjet faqes ka njoftuar dhe ka prezantuar Bilalin në krye të skuadrës kuqeblu.

Bilali u prezantua ditën e sotme, teksa përveç drejtimit të Vllaznisë, kujtojmë se njëkohësisht ai është edhe trajner i Kombëtares së Shqipërisë në Basketboll.

Objektivi i Vllaznisë me Bilalin në stol është arritja e rezultateve pozitive dhe fitim i trofeve. Pas prezantimit nga drejtuesit, Bilali nis menjëherë nga punë, aty ku ka qenë deri pak muaj më parë.





Lajmet e fundit nga