web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështoi për të tretën herë/ Basha tallet me demokratët: Detyra ime të mos ju zhgënjej kurrë

27 Prill 2021, 18:00, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk do të dorëzohet paravarësisht rezultatit të dobët në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha tha se do të vazhdojë të luftojë deri në fitore, ndërsa theksoi se e ka për detyrim që të mos i zhgënjejë qytetarët dhe të gjithë demokratët.

?Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do të vazhdojmë betejën me të gjithë fuqinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po e dorëzuam ne, Shqipëria s?ka më asnjë mundësi dhe kjo nuk do ndodhë kurrë. Dua t?ju falenderoj ju të gjithë, vëllezër dhe motra. Dua të falenderoj komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre të pashembullt.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme, faleminderit për besimin tuaj dhe ju premtoj sot, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë, do luftojmë për ju. Zëri juaj do dëgjohet qartë, do dëgjohet fort. Kjo është përgjegjësia ime, detyrimi që kam para jush, para shqiptarëve, para Shqipërisë. Nata që ka rënë sonte do të avaritet, dielli do ngrihet përsëri?, theksoi kreu i opozitës.

Ndërkohë, kujtojmë se PD deri më tani ka regjistruar një rezultat shumë të dobët në krahasim me Partinë Socialiste, duke humbur kështu për të tretën herë radhazi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga