web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Degjeneroi Presidencën”/ Rama zbulon dy skenarët, ja çfarë e pret Metën pas 25 prillit

23 Prill 2021, 21:07, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin ?Open?, Rama tha se pas 25 prillit ka vetëm dy skenarë për Ilir Metën, ose ai të japë dorëheqjen e të largohet vetë, ose mazhoranca të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

?Ka dy skenarë, i pari është që Ilir Meta që përbetohet se është burrë, të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë. Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër.

Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit. Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Po flasim për nxitje për dhunë, për sjellje brutale?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga