web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit”/ Balluku thirrje qytetarëve

22 Prill 2021, 16:31, Politikë CNA

Kandidatja për deputete e PS-së, njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ftoi qytetarët që të votojnë socialistët, pasi sipas saj ata janë ndryshe nga kundërshtarët.

Nga sheshi Skënderbej, ku po bëhet përmbyllja e fushatës elektorale, Balluku deklaroi se vota për PS në 25 prill do të jetë për të ndërtuar kopshte, shkolla, porte dhe aeroporte.

Ne jemi ndryshe nga ata, nuk dimë të tallemi me njerëzit, ne bëjmë premtime, mbajmë premtime, zgjidhim probleme, jemi në krye të situatave, të çdo halli dhe ashtu siç thotë Rama ne dimë t’i qajmë hallet, t’i zgjidhim ato. Zgjedhjet për të ndërtuar shkolla, kopshte, shtëpitë e qytetarëve që humbi shtëpinë gjatë tërmetit, për të ndërtuar gjithçka kemi premtuar, për një të ardhme më të mirë për këdo që do të jetojë në këtë vend që e ka bekuar Zoti. Në 25 prill votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit, ne që dimë të patronazhijomë këdo, edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kotë, në 25 prill të gjithë të bashku, për t’iu përgjigjur çdo akti të neveritshëm që ul imazhin e Shqipërisë“, tha Balluku./CNA.al





Lajmet e fundit nga