web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Vito Bello drejtuesi i fushatës së Gaz Bardhit në Elbasan i dënuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

20 Prill 2021, 13:37, Politikë CNA

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Elbasanin Gazment Bardhi ka emëruar drejtues të fushatës elektorale një person të inkriminuar, i cili është dënuar për plagosje të rëndë,  armëmbajtje pa leje dhe është nën hetim për blerje votash në Elbasan.

Vito Bello që ndodhet në krahë të Gazment Bardhit në fushatë,  i cili drejton fushatën në Elbasan është një person i dënuar për plagosje të rënde, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Me datë 17.11.2011 tek lokal Divino në Elbasan për motive të dobëta ai ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ilirjan Liçi.

Fillimisht është plagosur dhe më pas ka humbur jetën në Selanik. Giithashtu prezent bashkë me Vito Bellon ka qenë në ngjarje dhe shtetasi Irdi Kazazi, Igi Duhanxhiu etj. Njëri prej këtyre është nipi Luçiano Boçit.

Gjithashtu drejtusi i inkriminuar i fushatës së PD në Elbasan, Vito Bello është nën hetim nga organet ligjzbatuese për blerje votash në Elbasan. Në foto shfaqet edhe makina e Vito Bellos dhe paratë, të cilat dyshohet se do ti përdorte për blerje votash./CNA.al





Lajmet e fundit nga