web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama apo Basha?/ Gazetari: "Opinioni” i Fevziut mund ta fusë vendin në një udhëkryq të rrezikshëm

19 Prill 2021, 08:11, Politikë CNA

Gazetari Klodian Tomorri përmes ironisë thotë se ?Opinioni? i Fevziut mund ta fusë vendin në një udhëkryq të rrezikshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tomori shkruan se vendi është në udhëkryq për faktin se nuk dihet ende se kush do të jerte të enjten i ftuar tek Fevziu, Rama apo Basha.

?Vendi eshte ne udhekryq!
Ceshtja shtrohet se kush do te jete te enjten i ftuar tek Fevziu, Rama apo Basha. Nese e enjtja ne Klan do t?i rezervohet Rames, atehere kjo mund te coje ne hatermbetje tek kampi opozitar.

Per pasoje mund te lindin aleanca fluide mes opozites dhe mediave te tjera proqeveritare. Konfigurimi i aleancave te reja politiko-mediatike ngre pikepyetje te medha per te ardhmen e vendit.
Fjala vjen, cili do te jete qendrimi i opozites ndaj koncesionit te inceneratoreve pas 25 prillit? Kjo eshte kohe kur palet dhe grupet e interesit mbyllin pozicionet, njesoj si bankat para ngjarjeve te medha ne treg.

Disa grupe interesi kerkojne garanci se nuk do te preken ne te ardhmen, ndersa palet politike kompromise ne funksion te kalkulimeve elektorale. Mos e merrni me te qeshur. Opinioni i Fevziut mund ta fuse vendin ne nje udhekryq te rrezikshem?, shkruan Tomorri./CNA.al





Lajmet e fundit nga