web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërhyri për të shuar konfliktin mes familjeve/ Efektivi i plagosur do niset drejt Traumës

14 Prill 2021, 20:13, Kronika CNA

Efektivi JulianXhahalili i cili mbeti i plagosur pas konfliktit në Berat, do të niset drejt Traumës.

Lajmin e bën të ditur mjeku kirurg i urgjencës Piro Leka i cili ka theksuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

?Polici u paraqit me plagë armë zjarri në regjionin gluteal të djathtë. Pasi i jepet ndihma e pare, ekzaminohet duke i bërë të gjitha analizat, edhe skanerin.

E pastaj dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja është e mirë, jashtë rrezikut për jetën,? deklaroi mjeku.

Kujtojmë se i riu mbeti i plagosur pasi shkoi në lagjen ?Dëshmoret e Kombit?, ku ishin konfliktuar dy familje./CNA.al





Lajmet e fundit nga