web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama thumbon opozitën/ “Shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre që i ka çuar drejt greminës”

12 Prill 2021, 14:53, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Elbasan është shprehur se shqiptarët disa herë kanë gabuar me zgjedhjet e tyre për të votuar opozitën, e cila i ka çuar drejt greminës.

Sipas tij, opozita po u ofron shqiptarëve të njëjtën recetë.

“Disa herë shqiptaret kanë bërë zgjedhje që i kanë çuar drejt greminës duke i tërhequr për hunde nga udhëheqës të papërgjegjshëm që i kanë bërë mish për top. Kanë shkuar pas haxhi qamillit dhe më pas janë parë të rrethuar nga flaket. Më pas kanë shkuar pas sudes, vebiut xhaferrit.

Ata që duhen të rikthehen po u ofrojnë të njëjtën recetë, na jepni votën e do u japim kaq mijë euro atje, atje atje…. e milion e qindra miliona. Si mund të jetë kështu si mund të ndodhë kështu.?, Rama.

Më tej, ai shton se qeveria ka realizuar vaksinimin masiv dhe se e kanë për detyrë të ndërtojnë shtëpitë e prishura nga tërmeti.

?Si mundet të ketë njerëz të besojnë akoma në këto. Zgjedhja me ne është shumë e qartë të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje, të ngjitemi, pa rënë pre e mërzisë e rezistencës së kundërt që i vjen çdokujt që sfidon për të shkuar më tutje.

Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull nesh. Për detyrë e kemi të ndërtojmë shtëpitë e atyre që mbetën në qiell të hapur. Pikërisht se  e kemi për detyrë ne nuk flemë, nuk dorëzohemi, këmbëngulim… ta bëjmë detyrën si duhet, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga