web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tabaku nxjerr fakte të reja për gjobën 110 milionë euro/ Ky është një rast i artë për SPAK

6 Prill 2021, 08:47, Politikë CNA

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka zbuluar faktet e reja në lidhje me dosjen e qeverisë për mbylljen e Agon Channel.

Në deklaratën e saj, Tabaku është shprehur se bashkëpunëtorët e kryeministrit Edi Rama dhe vetë ai do të paguajnë me pasurinë e tyre humbjen që u kushton shqiptarëve 110 milionë euro.

Ajo iu bën thirrje qytetarëve të votojnë PD në 25 prill për të bërë të mundur ndryshimin dhe reformën në drejtësi dhe për të dënuar korrupsionin.

“Zbulimi në media i pjesëve nga dosja e gjyqit të humbur përfundimisht të qeverisë për mbylljen e ?Agon Channel? ka nxjerrë në dritën e diellit të gjitha tiparet e shtetit të kapur, të korruptuar dhe klientelist që ka ndërtuar Edi Rama në këto 8 vite.

Dosja në arbitrazh zbulon se Engjëll Agaçi, njeriu më i afërt i Kryeministrit, shantazhon dhe kërcënon Becchettin, pronarin e një televizioni për të ndryshuar qendrimin editorial të Agon Channel. Nga të dhënat e publikuara, zbulohet, gjithashtu, se Avokatura e Shtetit, nën kontrollin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, as nuk ka tentuar ta përgënjeshtrojë këto dëshmi kyç të Bechettit për të fituar çështjen 110 milionë euro në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit.

Kjo sjellje mafioze e Edi Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro. Edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.

Do të paguajnë për të demokratë e socialistë. Në aferën 110 milionë, që Shqipëria do të paguajë pa asnjë mundësi shmangieje, janë konsumuar disa vepra penale. Më e pakta është shpërdorimi i detyrës. Ky është një rast i artë që SPAK t?u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk kalon pa u ndëshkuar.

Me fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, afera 110 milionë euro do të jetë një nga çështjet kryesore që qeveria e Partisë Demokratike do të hetojë.  Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!  Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!”, tha Jorida Tabaku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga