web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reja me "dhimbje koke"/ Një tjetër lojtar i rëndësishëm pritet të humbasë sfidën ndaj Anglisë

27 Mars 2021, 19:25, Sport CNA

Shqipëria mori ditën e sotme një goditje të rëndë para ndeshje ndaj Anglisë që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në ?Air Albania?. Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në gju, teksa humbi përballjen ndaj ?3 luanëve? si dhe atë të radhës ndaj San Marinos. Vendin e tij pritet ta zërë, Frederik Veseli.

Ndërkohë së fundmi, sipas raportimeve të ?Supersport? nga Durrësi, një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme është Odise Roshi.

Ditën e nesërme pritet të qartësohet nëse fieraku do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Shpresojmë që problemi i 29-vjeçarit të mos jetë serioz dhe mesfushori të jetë në dispozicion të trajnerit Reja.  Vlen të theksohet fakti se Roshi u aktivizua në minutën e 81-të në sfidën ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Lenjanit.





Lajmet e fundit nga