web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre/ Zbulohet arsyeja

24 Mars 2021, 09:15, Lifestyle CNA

Duket se çifti më i komentuar i showbizit Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Ata nuk e ndjekim më njëri tjetrin në rrjete sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kanë bashkë, përveç fotove të biznesit.

Tea dhe Bearti fluturuan për në Stamboll për të festuar ditëlindjen e Teas. Dëshmitarë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim janë shprehur se ata kanë dalë ndaras nga aeroplani.

?Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti poashtu me motrën e tij?, ka deklaruar burimi për Prive.

Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit shkoi në hotel dhe jo në banesën e Beartit. Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë me një makinë personale./CNA.al





Lajmet e fundit nga