web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekretimi i katër anëtarëve në Gjykatën e Lartë/ Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara

19 Mars 2021, 16:33, Aktualitet CNA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetin social, Kim shkruan se tashmë Gjykata e Lartë është funksionale për të mbajtur seancat, duke shtuar se reforma në drejtësi po ecën përpara.

“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 7. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara”, shkruan Kim./CNA.al





Lajmet e fundit nga