web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me çështjen “Babale”/ Salianji “bëhet trim”: Nuk më ndal asgjë, jam regjistruar në KQZ

18 Mars 2021, 16:56, Politikë CNA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zonën e Korçës, Ervin Salianji ka folur për problematikat e zonës ku kandidon ai, për përplasjet me kundërshtarët, si dhe për çështjen e famshme ?Babale?.

Sa i takon këtij skandali, Salianji tha se është një nga betejat më të mëdha dhe se sipas tij përballja e vërtetë ka qenë me mafian dhe se të gjithë gjyqtarët e çështjes janë larguar.

Kandidati i PD, që ka lënë emër për shumë skandale tha se jo vetëm çështja ?Babale?, por asgjë tjetër nuk e ndal të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

?Ajo është një nga betejat më të rëndësishme. Duket qartë se edhe PS-ja e ka respektuar Xhafën dhe e ka vendosur në fund të listës. Ne nuk kemi pasur përballje personale, por përballje me mafian. Ne nuk na ka ndalur asgjë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Ne nuk na pengon asgjë, as përballja me ata në pushtet. Nuk ka asnjë problematike. Te gjithë gjyqtaret e ceshtjes jane larguar nga vendimi.Unë jam regjistruar zyrtarisht ne KQZ, dhe nuk ka asgjë që na ndal për fitoren në 25 prill?, tha Salianji.

Ndërsa sa i takon takimeve elektorale me më shumë se 10 persona duke rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve në kohë pandemie, Salianji justifikohet duke i cilësuar ato si të ligjshme.

?Takimet janë të ligjshme, brenda të gjitha parametrave. Qytetarët në të gjithë Republikën jetojnë sipas mënyrës së vet, pavarësisht presionit nga qeveria. Ne bëjmë maksimumin ta respektojmë dhe të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Përhapësi më i madh i Covid janë zyrat e shtetit ku qytetarët rrinë në radhë të gjata për të marrë shërbimet. Më vjen keq kur shoh se pakënaqësia është në kulm dhe dëshira është për të takuar qytetarët. Pakënaqësi e madhe e qytetarëve të Korçës ndaj qeverisë”, tha Salianji./CNA.al





Lajmet e fundit nga