web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Për 8 vite Rama i gënjeu shqiptarët”/Selia e PD: Faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari

18 Mars 2021, 17:24, Politikë CNA

Koordinatori kombëtar për energjinë, pranë Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp tha se ekonomia e Shqipërisë është rrënuar më shumë nga faturat e larta të energjisë.

Sipas Bozos, rreth 59% e popullsisë deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike duke sjellë kështu gënjeshtrat që kreu i qeverisë Edi Rama shprehu sot në deklaratën e tij për furnizimet e vendit.

?Rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator. Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari?, tha Bozdo.

Ai theksoi se vendi ynë ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe punon për të, duke shtuar se çdo ditë e më shumë shihet se Shqipëria ka nebojë për këto zgjedhje.

?Vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu. Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se këto zgjedhje janë për të ardhmen e familjeve shqiptare, për të ardhmën e brezit të ri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit, që është në krah të biznesit dhe punon për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Dhe këtë mund të bëjë vetëm Lulzim Basha në qeverinë që do të ngremë bashkë pas 25 prillit? , tha Bozdo në deklaratën e tij/CNA.AL





Lajmet e fundit nga