web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Lider nuk je, por bëhu burrë"/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të bëjnë banditët, por dashuria për vendin

14 Mars 2021, 14:00, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama pas incidentit të ndodhur nga militantët e PS dhe PD në Elbasan, ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Rama u shpreh se ai nuk është lider dhe duhet të bëhet pak burrë e të ndahet nga Berisha dhe Meta.

Gjatë ditës së sotme nuk mungon replikat midis dy palëve.

Basha pas takimit nëpërmjet një lidhje live në rrjetet sociale, i është përgjigjur deklaratës së Ramës, duke i thënë se nëse nuk do kishte në krah banditët nuk do të kishte hyrë sot në Elbasan. Sipas tij burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës që janë në listat e tij.

?14 marsi i sotshëm na ndan pak nga 25 prilli, ku shqiptarët do të bëjnë një ndryshim. Ata më kanë thirrur në këtë ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh boshe kemi një plan konkret që do të bëjnë të mundur një jetë dinjitoze në jetën tonë.

Burrë nuk të bëjnë banditët pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit, burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës, që i ke futur në listat e tua, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, prandaj ke nevojë si për morfinën dhe kokainën e banditët që të rrethojnë. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas përkushtimin personal. Ndali provokimet ndaj qytetarëve. Mos i provoko, dhe jepi fund kompensiomit të frikës që të shoqëron. Nuk na tremb dot ne, me 25 prill ti largohesh dhe Shqipëria fiton. Ndryshimi po vjen, e prek dhe e ndjej kudo,? u shpreh Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga