web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Boll më!”/ Meta ashpërson tonet: Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë!

13 Mars 2021, 08:49, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur vlerësim për inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, për të cilin thotë se i ka kushtuar gjithë këtë pjesë të jetës së tij studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë.

?Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar. Së fundi ai vjen me librin ?Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar?, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë?, shkruan Meta.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta jep edhe një mesazh të fortë, teksa thekson se është koha për të kthyer vëmendjen tek interesi publik.

?Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t?i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.
*Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.
Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!?,përfundon Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga