web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Justifikon listën me të inkriminuar/ Kryemadhi tenton të “manipulojë” takimin me Yuri Kim

10 Mars 2021, 12:20, Politikë CNA

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku ka zhvilluar një sërë takimesh intensive me drejtuesit e partive politike në këtë qark.

Kim e ka nisur takimin me Taulant Ballën, më pas ka takuar Gazmend Bardhin dhe në fund la Monika Kryemadhin, ku në fokusin kryesor të këtyre takimeve ka qenë lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Por për Monikën, këto nuk kanë aspak rëndësi, pasi ajo takimet me diplomatët e huaj i quan si kafe për relaks, duke tentuar në kë mënyrë të “manipulojë” takimin me Yuri Kim.

?Pritje madhështore. Mirë do ishte të filmonit njerëzit që s?kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama sesa të na filmoni ne që hyjmë dhe pimë kafe për pushim Unë po të isha për takim, e bëja në Tiranë në zyrë. Ka nevojë të relaksohet ambasadorja?, tha Kryemadhi.

Kim ka qenë gjithmonë e ashpër dhe kritike ndaj partive politike për personat e inkriminuar që janë pjesë e Kuvendit, ndërkohë që në takiminb kokë më kokë me Kryemadhin, mund t’i ketë tërhequr edhe veshin, pasi LSI është një parti që ka pasur shumë probleme me figurën e kandidatëve, ku prej vitesh përfshin në listat e saj persona të inkriminuar.

Vetëm dy ditë më parë, kandidati i LSI-së për Elbasanin u kap nga policia në gjendje të dehur në timon, ndërkohë që ndaj tij rëndonin edhe vepra të tjera penale.

Por duket se Kryemadhi është mësuar me këto lista dhe nuk i bëjnë më përshtypje, aq sa nuk llogarit as takimet me ambasadoren.

Nëse Mona në këtë situatë kërkon të relaksohet, sepse ndoshta edhe mund të ketë siguruar votat me mënyrën që ajo di për të siguruar një vend në Kuvendin e ardhshëm, Kim po zbaton detyrën e saj për zgjedhje të lira dhe demokratike në vend dhe nuk po kërkon të relaksohet me Monën dhe aq më tepër në Elbasan./CNA.al





Lajmet e fundit nga