web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kasano: Atalanta meritoi fitoren, Interi luan me 10 lojtarë në mbrojtje

9 Mars 2021, 07:05, Sport CNA

Antonio Kasano ka bërë një analizë për tre skuadrat e vendeve të para në Serinë A, Interin, Milanin dhe Juventusin. Ish-sulmuesi u shpreh se loja e Interit është shumë e keqe, duke thënë se luajnë vetëm në mbrojtje me skuadrat e mëdha, madje shtoi se sot Atalanta meritonte fitoren. Gjithashtu ai u shpreh se Milani po bën mirë edhe me lojtarët e stolit. Për Juven Kasano tha se me Lacion luajtën si një ekip i vërtetë, por nuk e di nëse kjo do mjaftojë ndaj Portos.

INTERI? Atalanta meritonte fitoren, Interi nuk krijoi asgjë. Ata nuk mund të luajnë gjithmonë në mbrojtje sa herë nuk e kanë topin. Fitojnë lehtë me Parmën dhe Bolonjën, por nëse niveli rritet, atëherë hasin vështirësi. Interi gjithë kampionatin ka luajtur në mbrojtje, ata e kanë merituar atë që kanë bërë dhe do e fitojnë titullin, por nuk mund ta pranoj që të luajnë me 10 lojtarë në mbrojtje. Nëse do isha në vendin e Lautaros, do kërkoja zëvendësimin pas 10 minutave, me atë lojë. Vidal është një kampion i madh, por në moshën 34-vjeçare, benzina fillon të mbarojë.

MILANI- Unë kurrë nuk e kam parë Veronën në kaq shumë vështirësi sa ndaj Milanit. Kuqezinjtë po ia dalin me rezervat. Kesi e mban i vetëm mesfushën, bën gjithçka për ekipin. Ai është shpirti i vërtetë i Milanit. Për më shumë se një vit, ai po bën gjëra të mahnitshme. Milani po ecën përpara me aq sa mundet.

JUVENTUSI- Ndaj Lacios u ndëshkuan nga një gabim i Kulusevskit. Në pjesën e dytë luftuan, sulmuan, vrapuan, dhe mbrojtën të gjithë bashkë, bënë lojë me intensitet. Ndryshuan pozicionet, Danilo luajti në mesfushë, u shfaqën si një ekip i vërtetë. Nuk e di nëse kjo do të mjaftojë në Ligën e Kampioneve, pasi Porto është një tjetër ekip.





Lajmet e fundit nga